Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë të re për nesër, kërkojnë paga meritore
18 nëntor 2026
| 19:49
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka paralajmëruar vazhdimin e protestave, duke kërkuar paga meritore dhe trajtim më dinjitoz për punëtorët.
Përmes një njoftimi publik, sindikata ka bërë të ditur se protesta e radhës do të mbahet ditën e nesërme.
Në thirrjen drejtuar punëtorëve, sindikata thekson se protesta synon përmirësimin e kushteve të punës dhe vlerësimin e kontributit të punonjësve të KEK-ut. Protesta mbahet duke filluar nga ora 11:00.



