
Ndryshimi i ligjit zgjedhor pa diskutim, tendencë e një qeverisje autoritare
02 prill 2021
| 16:09
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka kundërshtuar kërkesën urgjente të Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin i ligjit zgjedhor.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se loja e LV-së për të kontrabanduar ndryshime të ligjit zgjedhor pas asnjë diskutim, është tendencë e një qeverisje autoritare.
“Loja për të kontrabanduar ndryshime të ligjit zgjedhor, me ketë urgjencë,në këto momente edhe pas asnjë diskutim e imput gjithëpërfshirës, është tendencë e një qeverisje autoritare. Tendencë e cila shkelë parimin ‘’sundimi i shumicës duke garantuar të drejtat e pakicës”. Nisje jo e mirë e kësaj shumice për të përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës”, ka shkruar Kryeziu.