Ndryshon lista, komuna të tjera hyjnë në zonën e kuqe

27 nëntor 2020 | 17:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar të premten qytetarët për kategorizimin e komunave sipas rrezikshmërisë të infektimit nga Covid-19.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë 21 komuna, në atë të verdhë 15 komuna, dhe në zonën e gjelbër vetëm dy komuna.

Njoftimi i plotë i MSh-së:

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100 000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 21 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Kamenica, Skenderaj, Kllokot dhe Graçanica

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100 000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 15 komuna: Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Rahoveci, Junik, Istrogu, Mamusha dhe Hani i Elezit.

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100 000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë bëjnë pjesë 2 komuna: Dragashi dhe Novobërda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA  Kujt po i kruhet, kujt…