Ndryshon termini i ndeshjes Ballkani – Drenica

02 mars 2021 | 16:51

Ndeshja e javës së 23-të e Superligës ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, do të zhvillohet ditën e premte, më 5 mars, në orën 13:00.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej të dielën, mirëpo KF Drenica ka bërë kërkesë që të ndryshojë termini i kësaj ndeshje për shkak të manifestimeve të Epopesë së UÇK-së, andaj Komisioni i Garave me pëlqim edhe nga klubi nikoqir, Ballkani, e ka miratuar kërkesën e klubit nga Skenderaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka pritur sot…