Ambasadorja e Holandës vlerëson punën e Agjencisë Kundër Korrupsion

02 mars 2021 | 16:51

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo me të cilën ka diskutuar për punën e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe progresin e arritur në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, kontrollin e deklarimit të pasurisë dhe forcimin e mekanizmave në parandalimin dhe luftimin sa më efikas të korrupsionit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, ambasadorja Lobbezoo ka vlerësuar punën e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe konfirmoi mbështetjen Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në drejtim të sundimit të ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.

Agjencia kundër Korrupsionit vite me radhë ka përfituar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës përmes programit MATRA dhe projekteve të ndryshme me qëllim parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, si dhe organizimin e ngjarjeve të shumta.

Në këtë takim, ambasadorja Lobbezoo ishte e shoqëruar nga Venera Ramaj, zyrtare e lartë për sundim të ligjit në kuadër të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, me ftesë…