Zyrtari i lartë i OKB-së nis vizitën dyditore në Kosovë

22 qershor 2026 | 08:41

Nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, ka nisur sot një vizitë dyditore në Kosovë.

Vizita është konfirmuar nga misioni i UNMIK-ut në Kosovë, i cili bëri të ditur se gjatë qëndrimit të tij në vend, Lacroix do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore, partnerë ndërkombëtarë dhe organizata të shoqërisë civile.

Po ashtu, ai pritet të vizitojë edhe projekte të ndryshme të mbështetura nga Kombet e Bashkuara, të cilat janë në funksion të zhvillimit dhe stabilitetit në vend.

Sipas njoftimit, diskutimet do të përqendrohen në rolin e OKB-së në ruajtjen e paqes, forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme për stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Pas vizitës në Kosovë, zyrtari i lartë i OKB-së do të vazhdojë turneun e tij rajonal në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, ku pritet të diskutojë çështje të ngjashme që lidhen me paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse mendonit se keni parë gjithçka nga mania për Lionel…