Martens thotë se pjesëmarrja në votime në Serbi do të jetë e jashtëzakonshme, citon një mik serb: Era fitore

25 tetor 2026 | 13:26

Gazetari i gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka cituar një mik të tij serb lidhur me atmosferën e sotme në Serbi, ku po mbahen zgjedhjet parlamentare.

Martens ka vlerësuar se pjesëmarrja në votime do të jetë e jashtëzakonshme.

“Një mik i vjetër serb, i cili ishte aktiv në lëvizjen ‘Otpor’ në vitin 2000, shkruan për atmosferën në Beograd: ‘Eufori. Të gjithë ata që njoh u nisën për të votuar në orën 7:00 të mëngjesit. Kafenetë pranë qendrave të votimit janë plot e përplot. Era e fitores ndihet në ajër’”, ka shkruar ai në “X”.

“Duket se pjesëmarrja në votime do të jetë e jashtëzakonshme”, ka theksuar Martens.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar prezantimin e paketës së re…