Rrëqebulli i Ballkanit filmohet në bjeshkët e Kosovës
22 qershor 2026
| 08:45
Dy fotografët e natyrës, Kujtim dhe Betim Çodari, kanë kapur nga afërsia rrëqebullin ballkanik.
Fotografët s’e kanë zbuluar saktësisht zonën se ku është kapur kjo specie e rrallë nga frika se dikush mund ta dëmtojë atë.
Siç shihet nga pamja, kafsha kishte një dëmtim në këmbë dhe posa vëren kamerën fillon të ikë me vrap.



