Në shkollat e Gjilanit të infektuar me Covid, 16 mësimdhënës dhe 15 nxënës

28 tetor 2020 | 11:11

Në shkollat publike të Gjilanit aktualisht janë 35 raste punonjës te infektuar me Covid-19, prej tyre 16 mësimdhënës, 15 nxënës, një punonjës i administratës së shkollave dhe tre punëtorë teknikë.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komitetin e Emergjencave civile për parandalimin e përhapjes së Covid-19, raporton “Epoka e re”.

“Gjendja e tyre është pa simptoma të mëdha dhe në shtëpitë e tyre. Apeloj që t’i bartni maskat, t’i pastroni duart dhe ta ruani distancën mes vete. Jemi në sezonin e vjeshtës me pritje të frikshme, por me besim të madh që kemi për të menaxhuar drejtë. Kemi nevojë për lojalitet dhe solidaritet”, ka thënë Haziri në konferencën për media.

Ai ka apeluar qytetarët që mos shkojnë në Qendrën Regjionale të Shëndetit Publik për testim, pa simptoma dhe pa udhëzim të mjekut.

Haziri ka njoftuar në fund se deri në fund të muajit nëntor, regjioni do ta ketë edhe laboratorin për testim me metodën PCR.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erëza Lajqi shpall të pavlefshme ID-kartelën e Fakultetit të Filologjisë,…