Në 12-vjetorin e Pavarësisë, Genta publikon video duke bërë shqiponjën me të dashurin e saj turk

17 shkurt 23:45

Sot (17 shkurt) është shënuar 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe me këtë rast urimet nuk kanë munguar nga personazhet e famshme publike.

Nga Rita Ora, Dua Lipa, G4shi e deri te artistët e vendit të cilët shfrytëzuan rrjetet sociale për të uruar e për të sjellë momente të lumtura.

Së fundmi, është edhe këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, ajo e cila ka publikuar disa video në InstaStory bashkë me partnerin e saj turk, Huseyin Usta.

Në videot që çifti shfaqen gjatë një udhëtimi me makinë, ata janë duke përjetuar një moment tejet festiv me këngën e Arif Vladit “MARSHI UÇK”, ndërsa bëjnë edhe shqiponjën së bashku.

Genta tashmë ka filluar t’ia mësojë Ustas gjuhën shqipe, e kjo dëshmohet çdo ditë përmes postimeve që publikon në rrjetin më të frekuentuar – Instagram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti amerikan, Daniel Serwer, në dymbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së…