Në 2021-n në spitalin e Vushtrrisë janë kryer mbi 1 000 ndërhyrje kirurgjike

09 shkurt 2022 | 11:42

Vitin e kaluar, gjatë periudhës janar-dhjetor, në sallat e operacionit të Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë janë kryer 1 mijë e 93 ndërhyrje kirurgjike me laparaskop.

Mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operator, për 12 muaj suksesshëm kanë operuar me metodën klasike (kirurgji e hapur) edhe 590 pacientë.

Këto të dhëna dalin nga raporti vjetor i punës, në të cilin është regjistruar në detaje edhe ofrimi i shërbimeve mjekësore në Repartin e Gjinekologjisë, ku janë kryer 296 lindje- 106 me operacion, gjersa janë lindur 297 fëmijë.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë në vitin 2021, po ashtu, janë bërë 46 mijë e 634 vizita ambulantore, 23 mijë e 516 vizita diagnostike dhe 58 mijë e 613 analiza laboratorike për 7 mijë e 757 pacientë.

Sa i përket shërbimeve radiologjike, janë kryer 62 CT, 2 mijë e 839 ultrazë, 8 mijë e 294 radiografi dhe 233 mamografi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën…