Në AAK kërkojnë që Haradinaj të jetë kandidat për president

12 gusht 2020 | 17:56

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka konfirmuar se brenda partisë ka pasur thirrje që kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për president të Kosovës.

Pas takimit të Këshillit Drejtues të AAK-së, Gjini ka thënë se kjo parti nuk është pro prishjes së koalicionit qeverisës me LDK-në e Nismën. Ai ka thënë se është diskutuar për çështjen e presidentit të ri, pasi presidentit aktual Hashim Thaçi në fillim të vitit të ardhshëm i skadon mandati.

“Edhe nëse nuk do të ketë konfirmim të aktakuzës ndaj presidentit Thaçi, prapë se prapë për disa muaj, 4 apo 5 do të duhet të hyjmë në proces të zgjedhjes së presidentit dhe AAK-ja nuk mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak se s’do të mund ta zgjedhim presidentin. Shpresojmë që partitë të mund të gjejnë rrugën për të zgjedhur presidentin e ri. Ka thirrje në Këshillin Drejtues që kryetari Haradinaj të jetë kandidat për president. Këto do t’i shqyrtojmë. Edhe me partnerë edhe parti të tjera. Ka zëra shumë të fuqishëm, mos të them shumica dërmuese, por se a do të jetë apo jo, duhet të ketë vendim në institucionet e partisë”, ka thënë ai.

Gjini ka mohuar se partia e tij nuk e mbështet Qeverinë, pavarësisht kritikave për çështjen e dialogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Argjentinë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e…