Në aeroport, çdo pasagjer kontrollohet për temperaturë

25 shkurt 2020 | 17:14

Pas alarmit që koronavirusi është përhapur në Itali, në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ në Rinas, janë intesifikuar kontrollet.

Gjatë ditës së hënë, kontrollet e pasagjerëve janë kryer për pothuajse të gjitha linjat e fluturimit. Më prioritare janë ato që vijnë nga Italia dhe bëhet fjalë për mesatarisht 15 linja fluturimi në ditë.

Për linjat të cilat mund të sjellin pasagjerë me origjinë fluturimi nga kina, atyre u bëhen edhe pyetje të tjera shtesë, si origjina e fluturimit, vendet tranzite, koha e qëndrimit në këto vende tranzite dhe nëse kanë pasur kontakte me persona të infektuar me koronavirus.

Nëse dalin pa probleme, ata lihen të vazhdojnë udhëtimin pasi u merret një numër kontakti telefoni dhe adresa se ku do të qëndrojnë gjatë dy javëve në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjerimi i projekteve të investimeve nga KEDS sipas Planit të…