Në automjetin që u sulmuan pati edhe policë shqiptarë edhe serbë

15 prill 2022 | 11:03

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se sulmi i fundit ndaj zyrtarëve policorë në veri të vendit është zhvilluar në një vend malor, pra në një teren krejtësisht të papërshtatshëm.

Mehmeti gjatë konferencës për media deklaroi se lidhur me këto raste kanë komunikuar edhe me KFOR-in, ku edhe janë dhënë detaje shtesë.

“Mos harroni se po flasim për një vend malor, për një teren krejtësisht të papërshtatshëm, e në ora 10 të natës apo 11, e për një teren që duhet gjurmuar e hetuar. Pra duhet bërë pastrimi e të hetohet më pas. Për shkak se nëse gjuajtja ka ardhur pas orës 21:40 e prej një tereni që është totalisht i panjohur dhe i papërshtatshëm, nuk nënkupton saktë se zyrtarët policorë se prej nga ka gjuajt. Për shkak se natën në teren të tillë edhe zhurma mundet me u bart dhe mos me u dit vendi i saktë. Sa i përket asaj a kanë qenë zyrtarët policorë serbë apo shqiptarë, unë them se kemi vetëm policë, shqiptarë, romë, serbë, turq. Çfarëdo polici që punon në Policinë e Kosovës është polic. Mund të ketë ndodhur gabim që është njoftuar prokurori gabimisht, ajo është çështje administrative dhe procedurale që mund të përmirësohet. Mbrëmë në ato kushte askush skish mund të kryejë saktësisht shikimin e vendit të ngjarjes në atë teren.”, tha Mehmeti, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se me KFOR-in kanë komunikim të vazhdueshëm për secilin zhvillim në vend.

“Ajo që është me rëndësi është të shihni kontinuitetin e situatës, mbrëmë kemi pasur një gjuajtje që nuk ka qenë e drejtuar në drejtim të policëve, ose ata nuk e kanë vërejtur se ka qenë, e sot kemi gjuajtje drejtpërdrejt në ata. Pra sot po flasim për situatë në zhvillim. Tanimë po flasim për situatë shumë me serioze se që kemi mundur të flasim sot. Nëse mbrëmë nuk është njoftuar prokurori kompetente, njoftohet sot pra mund të rregullohet ajo çështje. Mendoj se fokusi i konferencë është për rastin e sotëm dhe është me rëndësi të theksohet se Policia është e fokusuar të hetojë këto raste, por natyrisht se nuk do të ndalemi dhe kudo që ka veprime negative do të jenë reagime e njëjta. Fillimisht duhet të themi se ne kemi komunikim të përditshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë, qoftë KFOR-i apo institucionet e tjera, qoftë ato të caktuara e kolegët tanë që punojnë diku tjetër poqë merren me siguri. Sa i përket rasteve konkrete kemi pasur komunikim dhe kemi komunikim, por ne shërbejmë edhe informacione të tjera që ndërlidhen me çështjet e sigurisë.”, theksoi i pari i Policisë së Kosovës.

Qoftë ato rajonale apo të ndërlidhura me Kosovën, edhe në lidhje me këtë çështje bashkëpunimi është në nivel . Kemi marrë informacione nga partnerët ndërkombëtarë, e që mund të ndërlidhen edhe me këto sulme. Por natyrisht se me KFOR-in kemi bashkëpunim dhe komunikim ditor. Është teren shumë rural, pra s’mund të dihet nga sa metra kanë qenë gjuajtjet, por në bazë të deklaratave nga zyrtarët policorë dyshohet të jetë diku nga 200-300 metra larg tyre. Dyshohet se ka ardhur nga territori i Serbisë, për shkak se ata kanë qenë në rrugën ilegale që kemi bllokuar para disa kohëve.”, shtoi ai.

Drejtori Mehmeti po ashtu tha se në sulmin e fundit drejtuar zyrtarëve policorë në automjet ka pasur policë kosovarë, por edhe serbë.

“Të gjitha patrullat e tona janë të përbëra nga nacionalitete të ndryshme. Në automjet ka pasur edhe serb edhe shqiptarë në sulmin e sotëm.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se…