Në Banjë të Istogut u përurua Qendra e Rinisë në vlerë prej 100 mijë euro

25 shkurt 2019 | 16:51

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, të hënën në Banjë të Istogut ka përuruar Qendrën Rinore.

Ministri Gashi ka shprehur kënaqësinë që po përuron këtë qendër e cila do të jetë në dobi të të rinjve të Istogut.

“Është një objekt ky që kap shifrën rreth 100 mijë euro, investim i MKRS-së, kurse toka është e siguruar nga Komuna e Istogut. Gjatë këtij përurimi, u zotuam se do ta pajisim me inventar të nevojshëm në mënyrë që të jetë tërësisht funksional, në shërbim të të rinjve, të qytetarëve dhe të banorëve por edhe të gjithë Istogut”, ka thënë ministri Gashi.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka thënë se kjo qendër pas përurimit pret që të pajiset edhe me inventar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Radamel Falcao ka kontratë me Monacon deri në vitin…