Dy skuadra e kërkojnë Falcaon

25 shkurt 2019 | 16:50

Sulmuesi Radamel Falcao ka kontratë me Monacon deri në vitin 2020, por në afatin kalimtar të verës pritet të largohet nga kjo skuadër.

Interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Milani dhe Valencia, por sipas raportimit të medieve në Francë, sulmuesi preferon me shumë kalimin në La Liga.

Sulmuesi kolumbian që nuk po tregon formë të mirë si pasojë e lëndimeve të shpeshta, ka luajtur në të kaluarën për Chelsean, Manchester United, Atletico Madridin, Porton, River Platen dhe Lanceros Boyaca.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë…