Ministri Bytyqi merr mendim për datat e Maturës Shtetërore për afatin e qershorit

25 shkurt 2019 | 16:45

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore për afatin e qershorit.

Sipas këtij vendimi, pjesa e parë e Maturës Shtetërore do të mbahet nga data 5 deri më 8 qershor, ndërsa pjesa e dytë nga data 19 deri më 22 qershor.

Provimi do të mbahet në katër lëndë, tri nga të cilat obligative dhe një me zgjedhje nga vet nxënësit. Vendimit i është bashkëngjitur edhe lista e lëndëve me zgjedhje për të gjitha gjimnazet dhe shkollat e arsimit profesional, e që janë lëndët: Fizikë, Kimi, Biologji, Informatikë, Gjeografi, Histori, Sociologji, Psikologji, Ekonomi me ndërmarrësi, Edukatë qytetare, Histori e artit, Teori e muzikës dhe harmoni.

Në vendimin e ministrit Bytyqi bëhet me dije se tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione bëhet më 3 qershor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy modelet, Rashel Kolaneci dhe Arta Elezaj kanë marrë vëmendjen…