Në Bibliotekën e qytetit të Podujevës u hap këndi i arkivave të Shqipërisë

23 mars 2021 | 13:31

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido dhe kryeshefin ekzekutiv i Agjencisë së Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, me ç’rast është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Gjatë takimit Bulliqi me drejtorin e përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë është biseduar për format e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Me këtë rast, kryetari Bulliqi dhe drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në ofrimin e shërbimit të sallës së studimit të Arkivave të Republikës së Shqipërisë në qytetin e Podujevës.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje Komuna e Podujevës do të ketë këndin arkivor të Tiranës në Bibliotekën e qytetit në Podujevë, ku do të jenë të vendosur dy kompjuterë të cilët do të jenë në shërbim të studiuesve për konsultim arkivor.

Kjo marrëveshje ka për qëllim edhe bashkëpunimin dhe unifikimin institucional në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen BASHKURTI Më 22 mars 2021 u konstitua Qeveria…