Në Britani do të votohet plani i Johnsonit për Brexit

20 dhjetor 2019 | 11:34

Ligjvënësit britanikë do të votojnë të premten për të kuptuar nëse ka përkrahje plani i kryeministrit britanik, Boris Johnson për ta larguar Britaninë nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit të ardhshëm.

Projektligji për largim, i ndalon qeverisë zgjatjen e periudhës tranzitore më gjatë se 11 muaj.

Johnsoni ka thënë se do t’iu japë fund “vonesave” dhe do të ofrojë “siguri”.

Kundërshtarët kanë thënë se ky projektligj nënkupton një Britani me të ardhme të paqartë dhe arritje të marrëveshjes tregtare me BE-në, që mund të zgjasë disa vjet.

Projektligji për largim, që është marrëveshje në mes të kryeministrit britanik dhe bllokut britanik, të arritur në muajin tetor, është prezantuar të enjten në Fjalimin e Mbretëreshës Elizabeta II, teksa janë bërë të ditura prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm.

Meqë konservatorët kanë fituar një shumicë ulësesh në zgjedhjet e përgjithshme të javës së kaluar, ky projektligj pritet të miratohet pa problem, para se ky dokument të kalojë për miratim në Dhomën e Lordëve.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LULZIM SAHITI Eshaloni i UÇK-së në luftë me forcat armike…