Në dimër përcaktohet e ardhmja jonë

11 shtator 2022 | 09:21

Sipas pretendimeve të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Ukraina gjatë këtij muaji ka arritur të rikthejë nën kontroll 2 000 kilometra katrorë të territorit të Ukrainës që ishin pushtuar nga rusët.

Ai ka thënë se në këto çaste nuk janë të mundshme bisedimet rreth përfundimit të luftës.

“Duam t’i japim fund luftës, por hapësira dhe mundësitë kanë ndryshuar. Nuk dëshirojmë të diskutojmë me terroristët”, ka bërë me dije Zelensky.

Presidenti ukrainas ka thënë, ndër të tjera, se “rusët nuk janë të gatshëm të pranojnë se kanë okupuar Ukrainën”. “Kjo nënkupton në thelb se nuk do të ketë dialog”, ka treguar lideri ukrainas.

“Për ta hapur korridorin diplomatik me Rusinë, ata duhet të shprehin vullnet politik se janë të gatshëm ta rikthejnë tokën e okupuar”, ka shtuar Zelensky.

Ai ka bërë me dije se dimri i sivjetmë do të jetë më i vështiri në tërë botën, njëherësh do të jetë pikë kthese për çlirimin e territorit të Ukrainës që është okupuar nga rusët.

“Për një gjë të tillë ukrainasit kanë nevojë për furnizim me armët më moderne. Para nesh janë 90 ditë që do të vendosin për më shumë se 30 vjet pavarësi të Ukrainës. 90 ditë që do të vendosin më shumë sesa 30 vjet të ekzistencës së Bashkimit Evropian. Dimri do ta përcaktojë të ardhmen tonë”, ka thënë Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani dhe Drita do t’i ballafaqojnë forcat mes vete. Ndeshja…