Në disa pjesë të Fushë Kosovës nesër do të ketë ndërprerje të ujit

15 mars 2019 | 12:49

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët e lagjes Kalabria, Zona industriale në Fushë Kosovë dhe pjesës dërmuese të komunës së Fushë Kosovës se, gjatë ditës së nesërme do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 20:00.

Sipas ujësjellësit të Prishtinës, ndërprerja e ujit në zona të lartcekura do të bëhet për shkak të punimeve teknike në rezervuarin në Shkabaj, në kuadër të investimit për linjën e re magjistrale Shkabaj – Fushë Kosovë dhe ndërhyrjet e nevojshme në rezervuarin e shpërndarjes në Shkabaj.

“Muaji maj 2019 do të jetë muaji i zgjidhjes përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës”, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Norma e papunësisë në Turqi u rrit në 13.5 për…