Në disa shkolla mësimdhënësit do të testohen për Covid-19

28 gusht 2020 | 22:39

Fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë për 14 shtator, e gjatë kësaj periudhe po planifikohet që një pjesë e mësimdhënësve të testohen për COVID-19. Ky është vetëm një nga planet e ministrisë që po synon t’i përfundojë brenda dy javëve. Ndërkohë shkollat në kryeqytet po shprehen të gatshme për të filluar vitin shkollor edhe më 1 shtator.

Nga Ministria e Arsimit kanë thënë që shtyrja e fillimit të vitit shkollor është bërë për shkaqe sigurie.

Janë duke bërë përgatitjet e fundit në mënyrë që rregullat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të zbatohen në tërësi. Në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, janë kujdesur që tashmë të rregullohen edhe bankat ku do të ulen nxënësit.

Ndonëse fillimi i vitit të ri shkollor është shtyre për 14 shtator, në këtë institucion arsimor po thonë që tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet. Megjithatë të njëjtit thonë se që vendimi i ministrisë është i duhuri, për shkak që duhet të ofrohet siguri më e madhe.

E pikërisht kjo është arsyeja që nga Ministria e Arsimit po thonë që mësimi do të fillojë dy javë më vonë.E gjatë kësaj kohe, zëvendësministri Xhavit Rexhaj po thotë se do të certifikojnë shkollat që do të jenë të gatshme për zhvillimin e  mësimit.

Për t’u siguruar se rikthimi në shkolla është i sigurt do të ndërmirret edhe një hap tjetër. Ndërsa për të mundësuar zhvillimin normal të mësimit, Rexhaj tha se Qeveria e Kosovës ka ofruar 7 milionë euro për komunat në Kosovë.

Zëvendësministri shprehet i bindur se mësimi do të fillojë më datën 14, e arsyeja e vetme që mund të ndryshojë kjo datë, është pikërisht ndryshimi i gjendjes pandemike. Ndërsa njohësi i arsimit, Rinor Qehaja po thotë që rikthimi në shkolla nuk cenon shëndetin e fëmijëve.

Sipas tij institucionet në Kosovë do të duhej ta kishin një rol më aktiv. Disa komuna në Kosovë janë shprehur të gatshme që mësimi të fillojë më 1 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Feronikeli ka transferuar një tjetër futbollist fantastik. Është fjala…