Në ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, Lladrovci viziton krerët e UÇK-së në Hagë

25 mars 2023 | 21:01

Imer Lladrovci i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë vizituar të paraburgosurit në Hagë.

Lladrovci për dy ditë me radhë ka vizituar Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Calin, Haradinajn dhe Gucatin.

“Në ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s, bashkë me bashkëshorten time Ilirjanën, vizituam në Hagë ish presidentin Hashim Thaçin, bacen Jakup, Nasimin, Calin dhe Gucatin, ndërsa sot, takova Kadri Veselin.”, ka shkruar në llogarinë e vet Lladrovci

Postimi i plotë i Imer Lladrovcit:

Në ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s, bashkë me bashkëshorten time Ilirjanën, vizituam në Hagë ish presidentin Hashim Thaçin, bacen Jakup, Nasimin, Calin dhe Gucatin, ndërsa sot, takova Kadri Veselin.

Në ditën historike për Kosovën dhe Aleancën më të fuqishme globale në përkrahje të çlirimit tonë, takimi me liderët e luftës dhe paqes, ishte emocional dhe shumë prekës, duke rikujtuar padrejtësitë shekullore ndaj shqiptarëve edhe unë mora forcë nga kjo vizitë.

Besoj fort se drejtësia do ta thotë vendimin dhe çlirimtarët do të kthehen fitimtarë nga beteja e fundit për Kosovën, të vërtetën e UÇK-së dhe kombin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Shkelqim Xhaqkaj sot ka botuar librin “Bashkëpunimet ndërkomunale në…