Gazetari Xhaqkaj boton libër për bashkëpunimet ndërkomunale

25 mars 2023 | 20:43

Gazetari Shkelqim Xhaqkaj sot ka botuar librin “Bashkëpunimet ndërkomunale në mes të komunës së Kamenicës, Gjilanit dhe Vitisë”. Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shprehur falënderim për bashkëpunimin që ka pasur me shtëpinë botuese “Armagedoni”, komunën e Kamenicës dhe recensentët e librit, prof. ass. dr. Selim Daku dhe prof. dr. Sadik Haxhiu. “Miq dhe dashamirë, sot ka dalë nga shtypi libri im ‘Bashkëpunimet ndërkomunale në mes të komunës së Kamenicës, Gjilanit dhe Vitisë’.

Falënderoj për bashkëpunim shtëpinë botuese ‘Armagedoni’, pronarin Berat Dakaj; komunën e Kamenicës për subvencionim të botimit të librit; recensentët prof. ass. dr. Selim Daku dhe prof. dr. Sadik Haxhiu për pasthëniet shkruar për librin; familjen tim për mbështetje të vazhdueshme”, ka shkruar Xhaqkaj në “Facebook”.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se në këtë libër ka bërë një hulumtim dhe analizë të bashkë­punimeve komunale në mes të komunës së Kamenicës, Gjilanit dhe Vitisë që nga periudha e pasluftës e deri më sot. “Së pari kam verifikuar bashkëpunimet ndërkomunale nga viti 2000 dhe llojet e bashkëpunimeve dhe rëndësinë e tyre.

Me këtë libër, i cili përmban hulumtim në terren, teori dhe praktikë, kam sjell një pasqyrë të saktë të bashkëpunimeve ndërkomunale të Kamenicës, të Gjilanit dhe të Vitisë, gjithashtu kam bërë përpjekje të hedh dritë mbi natyrën e vështirësive që kanë hasur në realizimin e tyre.

Mendoj se ky libër do të mund t’u shërbejë në të ardhmen kryetarëve të komunave për bashkëpunime ndërkomu­nale, por edhe qytetarëve për të parë rëndësinë e bashkëpunimeve”, ka shkruar Xhaqkaj.

Librin nga e hëna e gjeni në librarinë “Artini” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga gjithë premtimet e shumta që ka bërë kryeministri Albin…