
Në ditët e fundit si kryetar, Lulzim Hetemi njofton për shpalljen e konkursit për 12 vende të reja të punës në komunë të Leposaviqit
Lulzim Hetemi, kryetar në largim i Leposaviqit, i cili ka marrë rreth 40 vota në zgjedhjet lokale, ku Lista Serbe i ka fituar zgjedhjet, nëpërmjet “Facebook”-ut ka njoftuar për hapjen e 12 vendeve të reja të punës për pozita disa në komunë.
“Komuna e Leposaviqit njofton të gjithë të interesuarit se shpall konkurs publik për plotësimin e pozitave të lira të punës sipas nevojave të administratës komunale”, ka njoftar Hetemi.
Njoftimi i plotë i kryetarit në ikje:
KOMUNA E LEPOSAVIQIT
NJOFITIM PËR HAPJEN E POZITAVE TË PUNËS
Komuna e Leposaviqit njofton të gjithë të interesuarit se shpall konkurs publik për plotësimin e pozitave të lira të punës sipas nevojave të administratës komunale.
OPŠTINA LEPOSAVIĆ
OBAVEŠTENjE O OTVARANjU RADNIH MESTA
Opština Leposavić obaveštava sve zainteresovane da raspisuje javni konkurs za popunjavanje slobodnih radnih mesta prema potrebama opštinske administracije.