Në Drenas vihet gurthemeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro

03 maj 2024 | 12:38

Kompania prestigjioze, Yildirim, ka vënë gurthemelin e projektit të energjisë së ripërtëritshme, me panele solare, me kapacitet 54 megavat.

Në këtë inaugurim, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shprehur shumë i lumtur, duke e quajtur ditë të rëndësishme për komunën e Drenasit dhe Kosovën.

“Projekti ka kapacitet 54 megavat dhe vlerë mbi 43 milion euro në fazën e parë me synimin e ngritjes së fuqisë prodhuese të energjisë në 300 megavat. Sot, për komunën e Drenasit dhe Kosovën, po hapet një rrugë e re, me perspektivë, sepse, Kompania prestigjioze Yildirim – pronare e Feroniklit, e cila operon në 9 industri, 5 kontinente, në 57 shtete, po e zgjeron veprimtarinë e vet në fushën e energjisë. Ky sukses gëzon çdo qytetar të Drenasit dhe të Kosovës, duke e rritur imazhin prosperues të komunës dhe të shtetit tonë”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka thënë se i ka siguruar investitorët se do të jenë bashkëpunues në këtë drejtim.

“Ky investim i madh për energjinë e ripërtëritshme i kompanisë Yildirim, brenda kompleksit industrial Feronikli, është dëshmi e klimës pozitive për biznes dhe bashkëpunimin tonë të shkëlqyer, duke dëshmuar sikur deri sot se komuna e Drenasit dhe Kosova, janë shembull i mikpritjes dhe klimës për të bërë biznes”, është shprehur Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar një deklaratë publike…