Në Drenicë debat për luftë, Lushtaku i kundërpërgjigjet Jasharit

18 dhjetor 2020 | 08:21

Mërgim Lushtaku ka reaguar ndaj akuzave që Bekim Jashari i bëri babait të tij, Sami Lushtakut.

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një intervistë në “Rtv Dukagjini” ka shpërthyer në akuza të rënda për kreun e Degës së PDK-së, Sami Lushtaku, duke thënë se falë mbështetjes së Jasharëve ai është bërë komandant i UÇK-së, sepse rrethi i ngushtë i ish-komandantit legjendar s’do ta lejonte të bëhej.

Ndaj këtyre akuzave të Jasharit ka reaguar djali i Sami Lushtakut, Mërgimi, përmes një postimi në “Facebook”.

“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Lushtaku duke cituar babanë e tij.

Ndërsa Jashari tha sonte se Sami Lushtaku një kohë të madhe të kohës ka qëndruar larg pikave të nxehta të luftës.

“Ne e kemi përkrah, sepse sikur mos të kishim përkrahë, Samiun nuk do ta kishin lënë të bëhej komandant. S’do ta kishin lënë rrethi i ngushtë i Adem Jasharit”, ka thënë Jashari.

Përveç kësaj, Bekim Jashari ka thënë se Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës ka blerë vill, saktësisht në vitin 1998.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Infermieri Enlirat Durak është në grevë që dhjetë ditë.…