Në grevë që 10 ditë, s’e ndërpret derisa të plotësohen kushtet

18 dhjetor 2020 | 08:17

 

Infermieri Enlirat Durak është në grevë që dhjetë ditë. Ai në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se nuk e ka ndërmend ta ndalë grevën.

“Nuk kam ardhur që të viktimizohem. Dua të tregoj se kushtet tona nuk po plotësohen. Ne po merremi me popullin që prej fillimit të pandemisë. Zyrtarët nuk po merren me ne përveç fjalëve boshe.

E përgëzoj punën e ministrit dhe drejtorit që kanë bërë për qytetarët për menaxhimin e pandemisë. Kanë nënshkruar kontrata milionëshe, por ato nuk plotësojnë as gjysmën e kushteve të parashtruara. Pagesa për ndërrimin e natës që paguhet vetëm 18 euro, rrezikshmëria dhe vikendet. Nuk dua të shkaktoj probleme me komunitetet. Ata paguhen 1000 % më tepër kujdestari se infermieri. Na paguhemi 18 euro, ata diku rreth 180”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Gian Carlo Blangiardo, drejtor i Institutit Kombëtar të Statistikave…