Numri i vdekjeve në Itali këtë vit, sa në Luftën e Dytë Botërore

18 dhjetor 2020 | 08:14

 

Gian Carlo Blangiardo, drejtor i Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë (ISTAT), tha se numri i vdekjeve në Itali gjatë vitit 2020 do ta kalojë numrin 700 mijë.

“Kjo është shumë shqetësuese, sepse për herë të parë ka ndodhur në vitin 1944, pra gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ai në një fjalim televiziv

Ai vuri në dukje se viti aktual është afër fundit dhe se statistikat aktuale tregojnë qartë se numri i vdekjeve në vend gjatë vitit 2020 do të kalojë 700 000.

Sipas tij, “numri i vdekjeve më 2019 në vend ishte 647 000”, theksoi Blangiardo.

Rasti i parë me koronavirus u regjistrua në Itali më 21 shkurt, ndërkaq 65 011 njerëz kanë vdekur si rezultat i Covid-19.

Italia ka numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në Evropë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i zgjedhjeve i Partisë Demokratikë të Kosovës, Betim Gjoshi,…