Në dyshim e ardhmja e De Ligtit në Bayern

12 shkurt 2024 | 15:21

E ardhmja e Matthijs De Ligt në Bayern Munich është kthyer në dyshime.

Manchester United është kthyer tashmë në gatishmëri, ku “djajtë” e pëlqejnë holandezin. Sipas “Daily Mirror”, qëndrimi i ish-qendërmbrojtësit të Juventusit në Munich nuk është më i sigurt.

Zërat nga tabloidet britanike flasin për një interesim nga United për “tulipanin”. Sipas medieve angleze, baza e krizës është marrëdhënia e tensionuar mes lojtarit dhe trajnerit Thomas Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besianë Musmurati ka publikuar një mesazh “lamtumirës dhe falënderues” në…