Musmurati: Faleminderit Prishtinë për mundësinë e dhënë!

12 shkurt 2024 | 15:20

Besianë Musmurati ka publikuar një mesazh “lamtumirës dhe falënderues” në “Facebook” me një përmbledhje fotografish të punëve të kryera në Komunën e Prishtinës gjatë kohës sa ka shërbyer si drejtoreshë e Arsimit nga radhët e PDK-së.

Këtë mesazh, ajo e ka publikuar disa ditë pa prishjes se koalicionit në mes të PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë.

“Faleminderit Prishtinë për mundësinë e dhënë! Jam mundu ta kryej detyrën me shumë përkushtim, dashuri e pozitivitet. Faleminderit stafit të mrekullueshëm të Drejtorisë së Arsimit, asamblistëve, mësimdhënësve, drejtorëve, prindërve e nxënësve që më mbështetën në çdo hap e që bashkë e ringjallëm arsimin në Prishtinë. Siç e kam thënë gjithmonë: Nuk do të ankohemi e nuk do të shohim mbrapa, por me dashni do të vazhdojmë shërbimin për Prishtinën!”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë i Musmuratit:

FALEMNDERIT PRISHTINË!

Ka ditë që po mbledh copëza të kujtimeve për të bërë një postim lamtumirës e falënderues për komunitetin arsimor të Prishtinës. Çfarë kënaqësie me i pa fotot në telefon të ditëve më përmbushëse të jetës sime, atyre të shërbimit si drejtore e Arsimit në Prishtinë.

Takime të përzemërta me nxënës, mësimdhënës, prindër e drejtorë shkollash. Përurime të shkollave të reja, fillim ndërtimesh, orë të kodimit, renovime pa fund, orë të leximit, plan të sigurisë, yoga me fëmijë, dollapë të rinj, kamera në shkolla, psikologë të rinj, biblioteka të reja, trajnime të ndryshme, rekrutime meritore, kabinete të reja, e në mes, shumë përqafime e ngrohtësi.

Faleminderit Prishtinë për mundësinë e dhënë! Jam mundu ta kryej detyrën me shumë përkushtim, dashuri e pozitivitet.

Faleminderit stafit të mrekullueshëm të Drejtorisë së Arsimit, asamblistëve, mësimdhënësve, drejtorëve, prindërve e nxënësve që më mbështetën në çdo hap e që bashkë e ringjallëm arsimin në Prishtinë.

Siç e kam thënë gjithmonë: Nuk do të ankohemi e nuk do të shohim mbrapa, por me dashni do të vazhdojmë shërbimin për Prishtinën!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e…