VIDEO | Momenti kur Policia arreston tre të dyshuar – iu gjetën dy armë, fishekë, maskë e boks hekuri

12 shkurt 2024 | 15:14

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e kaluar.

Ngjarja ndodhi te Rruga B, afër Royal Mall.

Nacionale ka kapur momentet ekskluzive kur janë arrestuar këta persona.

“Pas marrjes së një informate, njësiti policor ka ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të shkurta –pistoleta, njëmbdhjet fishekë , dy karikatorë , një maskë e zezë , një boks hekuri dhe një shufër metalike. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se në protestën…