Në fundjavë fillon gara interesante në Superligën e hendbollistëve

03 shkurt 2023 | 11:15

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është xhiroja e parë e pjesës së dytë të kampionatit, përkatësisht për këtë vit.

Shumica e klubeve kanë bërë hapa gjigantë sa i takon organizimit dhe kështu me të drejtë pritet garë e fortë e interesante. Pritet që në Superligë të zhvillohet gara më e fortë për pozitat e para në vitet e fundit.

Faza përgatitore e skuadrave, ndeshjet miqësore, organizimi, lojtarët e angazhuar, numri i konsiderueshëm i lojtarëve të huaj, janë shenja pozitive në prag të vazhdimit të kampionatit.

Kanë mbetur të zhvillohen edhe katër xhiro e më pas Superliga ndahet në Superligën A dhe në Superligën B. Në Superligën A gjashtë skuadrat e para luftojnë për titull të kampionit. Që në fundjavë na presin ndeshje të forta e interesante.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ujku është kafsha më e madhe e llojit të qenve…