Në Gjilan do të bëhet faza e parë e dezinfektimit hapësinor

28 qershor 2020 | 17:53

Komuna e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet për ta filluar fazën e parë të dezinfektimit hapësinor, ku këtë vit është paraparë që ky projekt të bëhet në tri faza.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila menaxhon këtë projekt, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e parë të nisë më 30 qershor nga ora 19:30 deri në orën 24: 00.

Kjo komunë ka theksuar se gjatë kohës së dezinsektimit qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda si dhe një kujdes të veçantë duhet ta kenë edhe bletarët.

“Njoftohen bletarët për kujdes të shtuar, që t’i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 19:30 deri 05:00 të mëngjesit gjatë këtyre ditëve për shkaqe sigurie. Dezinsektimi fillon nga lagjja ‘Zabeli’, përkatësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve të tjera, për të vazhduar përgjatë lumit ‘Mirusha’, në të dyja anët e tij deri në qendër të qytetit. Po ashtu, do të përfshihet lagjja ‘Reshat Ymeri’, Dheu i Bardhë. Në ditët në vijim do të përfshihen lagjet e tjera si: ‘Dardania’, ‘Kodra e Dëshmorëve’, ‘Bregu i Djegur’ si dhe tërë lagjet e hapësirat tjera të qytetit”, ka njoftuar Komuna e Gjilanit.

Këtë vit janë të përfshira edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve sidomos rreth lumenjve të fshatrave Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Dobërcan, Përlepnicë,  Livoq i Epërm, Livoq i Ulët, Cërrnicë, Lladovë, Zhegër, Llashticë dhe Velekincë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se nesër (e…