Në Greqi mbërrijnë edhe dozat e vaksinës së dytë, “Moderna”

13 janar 2021 | 14:29

Kanë mbërritur në Greqi 8 mijë dozat e para të vaksinës tjetër anti-covid, “Moderna”. Sipas kontratës me kompaninë, deri në fund të Janarit në shtetin grek duhet të mbërrijnë 20 mijë doza nga kjo vaksinë.

Ndërsa për muajin shkurt 115 mijë doza dhe 105 mijë doza në mars. Në fund të 3-mujorit të parë të vitit 2021, Greqia duhet të marrë 240 mijë doza të vaksinës “Moderna”.

Ndërkohë, disa ditë më parë në shtetin fqinj mbërritën dozat e para të vaksinës “Pfizer”. Deri në fund të janarit, Greqia duhet të marrë 427.050 doza të vaksinës “Pfizer”, në shkurt 362.700 doza dhe në Mars 558.675 doza të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kundër tubimeve të partive politike që janë mbajtur kohëve të…