Në Itali bizneset hapen në maj, shkollat në shtator

26 prill 2020 | 18:18

Italia do ta nisë rihapjen e industrisë së saj të prodhimit më 4 maj, në kuadër të planeve për zbutjen e masave gjatë pandemisë së koronavirusit, derisa shkollat do të rihapen në shtator, ka bërë të ditur të dielën kryeministri italian, Giuseppe Conte.

“Jemi duke punuar vazhdimisht për ta mundësuar më 4 maj rihapjen e një pjese të madhe të bizneseve tona, prej prodhimtarisë e deri tek sektori i ndërtimit”, ka thënë i pari i Qeverisë italiane në një intervistë për të përditshmen, “La Repubblica”.

Italia ishte shteti i parë në Evropë që u godit rëndë prej koronavirusit dhe i pari që vendosi mbylljen, gjatë marsit. Shtegu i këtij shteti drejt rihapjes është duke u përcjell për së afërmi në botë, teksa edhe shtetet tjera janë duke shqyrtuar ndërmarrjen e veprimeve të ngjashme për zbutjen e masave

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, përmes…