Në Junik protestohet për mbrojtjen e Erenikut

17 prill 2019 | 17:10

Sot para Kuvendit Komunal të Junikut qytetarë të shumtë kanë protestuar me moton “Ta mbrojmë Erenikun”.

“Sot para komunës së Junikut u mbajt protesta gjithë qytetare e organizuar nga komuna e Junikut, shoqëria civile, organizatat e dala nga lufta dhe bizneset lokale për të kundërshtuar vendimin e kundërligjshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe KRU ‘Gjakova’, në kundërshtim me ligjin e Republikës së Kosovës për ujëra, ligjin për mbrojtje të mjedisit dhe natyrës dhe kundër ligjit për Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna”.

Fotografia e Komuna Junik

“Junikasit nuk i mohojnë askujt furnizimin me ujë të pijes duke ofruar dhe zgjedhje alternative, mirëpo jo duke dëmtuar kundërligjshëm ekosisitemin dhe trashëgimin tonë natyrore me veprime me dëme të pariparueshme.
Agjenda pason me dorëzimin e peticionit të nënshkruar ‘Ta Mbrojmë Erenikun’ që do t’i dorëzohet kryetarit të Këshillit ndërministrorë, njëherësh kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj”, është theksuar në njoftimin e komunës së Junikut.

Fotografia e Komuna Junik

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enis Vila nga komuna e Hanit të Elezit i cili…