Në Kataloni po mbahen zgjedhjet rajonale

21 dhjetor 2017 | 11:02

Votuesit në Kataloni janë drejtuar tek kutitë e votimit në zgjedhjet rajonale të thirrura nga qeveria spanjolle, pas një referendumi kontravers për pavarësi në këtë pjesë.

Zgjedhjet e 21 dhjetorit i ndajnë partitë në ato që e shohin rajonin e pasur si të pavarur nga Spanja, ndaj atyre e duan Kataloninë si pjesë të tyre.

Parashikimet e para tregojnë se kandidatët pro-pavarësisë mund të jenë të rezultat në ngushtë me ata që duan unitet me Spanjën.

Vëzhguesit presin numër më të madh të votuesve në këto zgjedhje. Në fund të muajit tetor qeveria e Spanjës ka suspenduar autonominë e Katalonisë, ka shkarkuar qeverinë dhe ka kërkuar zgjedhje të tjera, pasi separatistët që dominuan parlamentin rajonal shpallën pavarësinë në tetor të këtij viti, raporton “Rel”.

Ky hap që është finalizuar me referendum është përshkruar si joligjor nga Madridi.

Sipas organizatorëve, 90 për qind të votuesve ishin në favor të pavarësisë, mirëpo më pak se gjysma e votuesve të asaj zone nuk kishin dalë në votime. Prokurorët spanjollë akuzojnë 13 politikanë katalanë për rebelim, duke përfshirë presidentin e shkarkuar Carles Puigdemont dhe katër ministrat e tij që kanë ikur në Belgjikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK) ka mbajtur ceremoninë përmbyllëse të fundvitit,…