Në këtë gjendje të mjerueshme janë shkallet në oborrin e shkollës ‘Hasan Prishtina’ (foto)

22 qershor 2021 | 14:50

Shkallët në oborrin e shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në lagjen “Ulpiana” janë në gjendje të mjerueshme.

Prindërit e nxënësve të cilët e frekuentojnë çdo ditë këtë shkollë për t’i dërguar fëmijët e tyre në këtë shkollë i kanë dërguar këto fotografi në redaksinë e gazetës “Epoka e re”.

Ata kanë kërkuar që kjo çështje të gjejë zgjidhje urgjente nga kryetari Shpend Ahmeti.

No description available.

Shkolla “Hasan Prishtina” është ndër shkollat me numrin me të madh të nxënësve në Prishtinë.

Kërkesa e këtyre prindërve për kryetarin Ahmeti është kjo: “Kryetar Ahmeti ktheje kokën dhe investo edhe nëpër këto tempuj të dijes, gjatë këtyre pak muajve që të kanë mbetur në krye të komunës së Prishtinës”.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selena Gomez ka folur për lidhjet e saj në kopertinën…