Në këtë vend do të përformojë këngëtarja nga Serbia Svetlana Raznatoviç e njohur si “Ceca”

08 dhjetor 2018 | 12:17

Qytetarë të shumtë në Mitrovicën e Veriut janë mbledhur, të cilët me rastin e shprehjes së pakënaqësisë tyre për taksën e vënë nga Qeveria e Kosovës po presin edhe përformancën e këngëtares serbe, Svetlana Raznatoviç e njohur si “Ceca”

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku koncerti pritet të filloj pas pak.

Koncerti po mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut.

Protesta e tyre ka të bëjë me taksën 100 për qind që Qeveria e Kosovës i ka vënë produkteve serbe që importohen në Republikën e Kosovës.

Serbët në veri të vendit që nga vendosja e taksës kanë protestuar çdo ditë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,…