Në këto zona është prekur nga vërshimet Gjakova

11 janar 2021 | 12:57

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini së bashku me drejtorin e drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Vehat Hoxhaj kanë vizituar lokacionet më të prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës.

Zonat me problematikë më të theksuar janë urat si ajo në një rrugën “Mit’hat Frashëri” në të cilën vetëm ka filluar rrënimi i urës dhe parashihet ndërtimi i urës së re më të lartë dhe më të zgjeruar.

Lokacione tjera që u vizituan janë: Duzhnje, Ujz, Rogovë, Rr. “Bujar Roka”, Brekoc.

Ekipet e Zjarrëfikësve dhe operatorëve janë duke intervenuar në çdo vendbanim ku janë paraqitur probleme.

“Në mënyrë që të jemi më afër jush, ju lutemi që të telefononi në numrin emergjent 112 dhe të adresoni kërkesën tuaj për intervenim”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.

Image may contain: 1 person, standing, sky, snow, outdoor and nature

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët në fuqi të NBA, Los Angeles Lakers vazhdojnë me…