Në Kinë nis festivali ku gatuhen qentë

24 qershor 2019 | 11:00

Rreth 1.5 milion njerëz kanë firmosur peticionin kundër festivalit në Julin të Kinës, ku 10 000 deri në 15 000 qen konsumohen si ushqim.

Përveç mizorisë me të cilën trajtohen kafshët, para dhe gjatë therjes, shumë prej tyre janë vjedhur nga të zotët, pasi në zona të tjera të Kinës qentë nuk konsumohen për ushqim.

Fushatën për ta ndaluar këtë mizori e kanë mbështetur jo vetëm miliona njerëz nga Kina dhe nga e gjithë bota, por edhe aktorë të famshëm e persona me ndikim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo vit ura e fundit e Inkasve, e bërë prej…