
Në Kirurgjinë Abdominale u kryen 15 operacione me procedurën WHIPPLE
10 qershor 2020
| 15:02
Në Kirurgjinë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare në 2019-n janë kryer 15 operacione me procedurën WHIPPLE, e cila ka nisur të aplikohet në Qendrën Klinike Universitare viteve të fundit.
Ndërhyrja WHIPPLE është operacioni më radikal në kirurgjinë e barkut, me një qasje efektive në eliminimin e tumorit, që shfaqet në pankreas dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore.
Intervenimi i tillë, me metodën klasike të hapur, zgjat zakonisht 4 deri në 8 orë, ndërsa me laparaskop koha është më e shkurtër dhe ndërhyrja është më pak invazive.
Ky operacion kushton shumë jashtë vendit.
Intervenimi, që po kryhet në QKUK, i ka shpëtuar miliona euro buxhetit të shtetit, kurse pacientëve ua ka ofruar mundësinë për trajtim në Kosovë.
(F.D / Epoka e re)