Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 111 raste me Covid-19

30 qershor 2020 | 09:30

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot janë të shtrirë 111 raste me Covid-19 pozitiv.

66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike  janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas këtij njoftimi, në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë pesë pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe katë të tjerë më CPAP.

“Në klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COvid-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi”, theksohet në njoftimin e QKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu, Izet Sadiku, ka folur edhe situatës me koronavirus në…