Në Kodrali të Deçanit, Mehaj viziton familjet e dëshmorëve Salih dhe Përparim Ferizi

04 dhjetor 2022 | 17:49

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjet e dëshmorëve Salih dhe Përparim Ferizi në Kodrali të Deçanit.

“Në shenjë nderimi për sakrificën dhe kontributin për lirinë e atdheut, vizituam familjen Ferizi. Rrëfimet e tyre për rrjedhën e ngjarjeve ku populli ynë shtypej, përndiqej e torturohej ishin vërtetë të rënda. Ato ditë dhe ato ngjarje bënë që populli ynë të organizohej dhe një herë e përgjithmonë të arrinte çlirimin dhe të fitonte lirinë”.

“Çlirimi nuk do të ishte i mundur pa organizimin e armatosur, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në të cilën u bashkuan vajza e djem, gra e burra për një qëllim të vetëm, largimin e pushtuesit. Në radhët e UÇK-së ishin bashkuar edhe Salihu dhe Përparimi, dy luftëtarë të zot e dy trima që nuk ua gjen shoqin. Lufta e tyre dhe shokëve të UÇK-së, solli lirinë në truallin tonë. Nderim dhe mirënjohje përjetë!”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Polonisë. Kylian…