Në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian votohet raporti për Kosovën

23 shkurt 2021 | 11:07

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka bërë me dije se sot kanë votuar Raportin për Kosovën në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Raportin për Kosovën.

Mandl në një postim në “Twitter” ka shkruar se me këtë raport kanë dhënë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi, etj.

“Sot ne votuam në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Raportin për Kosovën, që unë e kam negociuar të emër të Grupin EEP. Ne kemi dhënë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivat për të rinjtë në digjitalizimin dhe fusha të tjera”, ka shkruar Mandl në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Izraelit edhe Japonia bëhet vendi i dytë i cili…