Pas Izraelit edhe Japonia drejt lehtësimit të masave kufizuese të Covid-19

23 shkurt 2021 | 10:01

Pas Izraelit edhe Japonia bëhet vendi i dytë i cili pritet të lehtësojë masat e vendosura për Covid-19.

Tre prefektura të Japonisë kanë kërkuar nga qeveria që të konsiderojë heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kjo kërkesë ka ardhur sipas tyre me uljen e infeksioneve nga Covid.

Guvernatorët e Huogo, Kyoto dhe Osaka i kanë paraqitur një kërkesë ministrit duke i paraqitur situatën e Covid.

Ndërkohë pritet që mbi këtë çështje vendimi të merret pas takimit mes kryeministrit Yoshihide Suga dhe Nishimuraa me Ministrin e Shëndetësisë Norihisa Nomura.

Në mbarë vendin, Japonia ka regjistruar 426.375 raste koronavirus, me 7.550 vdekje të konfirmuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka paralajmëruar Interin se…