Në Komunën e Mitrovicës diskutohet për antigjipsizmin dhe mundësitë e punësimit

17 qershor 2021 | 14:00

Organizata joqeveritare “Voice of Roma Ashkali and Egyptians” të enjten ka organizuar një takim me disa zyrtarë komunal nga Komuna e Mitrovicës për të trajtuar temën “Promovimi i Antigjipsizmit dhe mundësi punësimi”.

Ky takim është mbajtur në sallën e mediave dhe ishin pjesëmarrës nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, zyrtarët komunal, Sadije Jashari, Snezana Nesterovic, dhe Bedri Sadiku, si dhe përfaqësues nga OJQ “Voice of Roma Ashkali and Egyptians”.

Takimi është mbajtur në kudër të projektit “Drejtësi Sociale” e financuar nga HEKS/SDC dhe implementohet nga OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”.

Qëllimi i këtij projekti ishte njoftimi mbi fenomenin e antigjipsizmit, njëkohësisht të thellohej më shumë bashkëpunimi me nivelin lokal drejt një shoqërie të civilizuar pa paragjykime dhe stereotipa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike…