Në konferencë për shtyp edhe struci (Video)

26 maj 2020 | 10:57

Kishte vendosur që të lajmëronte hapjen e një parku natyral, pas emergjencës së koronavirusit, në një konferencë në ambient të hapur.

Por me siguri që pasi ka parë pamjet, duhet të jetë bërë pishman për zgjedhjen e tij, duke qenë se struci që ndodhej pas, i vodhi skenën.

Miguel Angel Revilla, Presidenti i komunës autonome të Cantabria, në Spanjë, kishte vendosur që të njoftonte rihapjen e parkut të Cabarceno duke nisur nga e hëna dhe kështu të dielën shkoi personalisht.

Por pas tij, u shfaq një struc i cili i vodhi skenën, ndërsa më pas u shfaq edhe një ekzemplar tjetër.

“Rastet e infektimit në Cantabria janë të jashtëzakonshme, pasi ka shumë pak të prekur dhe vetëm një pacient të shtruar në terapi intensive. Gjithçka në sajë të masave të marra, por tashmë nis lehtësimi”, tha Revilla.

Mirëpo mesazhi i tij kaloi në plan të dytë, pasi struci mori gjithë vëmendjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori dhe skenaristi i  serialit ‘Çka ka shpija’, Naser Rafuna,…