Pas ish-drejtorit të RTK-së, këshilltarit të Kurtit për serialin ‘Çka ka shpija’ i reagon edhe Rafuna

26 maj 2020 | 10:52

Aktori dhe skenaristi i  serialit ‘Çka ka shpija’, Naser Rafuna, i është përgjigjur Luan Dalipit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë, pasi ky i fundit pati disa kritika drejtuar serialit që transmetohet në televizionin publik. Rafuna ka komentuar në statusin që mbrëmë ka publikuar Dalipi në “Facebook”, duke kërkuar nga i njëjti të mos e kritikojë artin.

“I nderuar, unë jam Naser Rafuna dhe luaj ne këtë serial. Rastësisht pak me pare me lajmëruan për statusin tuaj dhe tash edhe e morra vesh se kush je, ngase çështjet politike e aq me pak pozitat politike, si aktor me interesojnë vetëm ne pikat “tallëse -humoristike” e dimë qe e bëjmë mire, prandaj te sugjeroj: mos u bo personazh”, ka shkruar ai.

Rafuna ka thënë se deri më tani për serialin që bëhet në formë kritikuese e me sarkasëm nuk kanë pasur deri më tani reagim nga askush.

Dalipit për kritikën ndaj serialit dje i ka reaguar edhe ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, duke i thënë se secili injorant idiot nuk mund të tregojë se çka është e edukuese për transmetim dhe çka nuk është.

“Nje episode i arrin afer 4 milione shikime! A eshte edukuese a jo, jane matjet e opininonit pubik që tregojnë, e jo secili injorant idiot që del e shet mend cka është edukuese e çka jo! Nëse fëmijët tuaj e pëlqejnë shumë, e prindërit jo, problemi është te prindërit e jo te fëmijët! Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja, e prindërit janë e kaluara prezente, fatkeqësisht! Komedia sa e di unë e ka për qëllim me u tall (përqesh) me realitetin, o insan! Çdo sulm ndaj veprave artistike është sulm ndaj demokarcisë, apo jo?!!!”, ka shkruar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing…